Women in Entrepreneurship - Business Magazine Albania

Women in Entrepreneurship


women-in-entrepreneurship-business-magEasyPay Albania dhe SwissContact Seco EP kanë kënaqesinë t’ju ftojnë në eventin

Women in Entrepreneurship: ‘Lifting the barriers of Gender Inequality and Financial inclusion’,

me datë 18 Nëntor, ora 17:30 në Tirana Talent Garden.

E ftuara speciale është Madi SHARMA, një sipërmarrëse e fuqishme frymëzuese nga Britania e Madhe e cila vjen të na takojë për të ndarë historinë e saj të suksesit së bashku me Linda SHOMO, CEO e EasyPay Albania.

Synojmë që atë pasdite të krijojmë një komunitet të ngushtë vajzash dhe grash të guximshme në biznes dhe jo vetëm, për të ndarë rrugëtimet tona drejt suksesit me Madin dhe njëra tjetrën.

Vendet janë të limituara ndaj ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen duke kontaktuar në njëren nga adresat e mëposhtme, bashkë me emrat e pjesëmarrësve dhe kontaktet përkatëse:

j.doda@easypay.al
blendina.cara@swisscontact.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0