Vendimmarrje përtej kufizimeve:”Lider i vetvetes dhe lider i të tjerëve në kohë sfidash”
Një webinar nga autori i librit “Ji Rrugë-Zgjidhja”, Eno Barjami, mbi njërën prej aftësive më domethënëse të lidershipit: Vendimmarrjen.
Si mund të ndërmarrim vedimet e duhura personale në kohë sfidash dhe kufizimesh sociale dhe ekonomike?
Si mund të forcojmë aftësitë tona profesionale dhe të punës në grup, duke përballur çdo situatë në formën më të menaxhueshme?
Si mund të arrijmë problem-zgjidhje në jetën tonë edhe kur zgjidhjet duken tejet të pakta?
Ky webinar do paraqesë koncepte praktike mbi elementet e natyrës njerëzore, të bazuara që prej lashtësisë dhe mbi përvoja reale bashkëkohore të autorit nga marrëdhëniet e biznesit dhe nga jeta e përditshme.
Formati i webinarit do ndahet në ligjërim dhe pyetje-përgjigje.
Ky webinar do të zhvillohet ditën e enjte më 15 prill, ora 18:30.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.