Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bankën Intesa Sanpaolo në Shqipëri, në kuadër të Programit për Gratë në Biznes, financuar nga Suedia, Luksemburgu, Italia dhe BERZH, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në:
Webinarin: Gratë në Biznes në vitin 2021 Datë: 4 Mars 2021, Ora 10:00 – 11:30
Qëllimi i këtij Webinari është nxitja e bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet grave sipërmarrëse, anëtare të Dhomes Ekonomike të Gruas, dhe institucioneve partnere për të ndikuar në fuqizimin e grave në biznes.
Në aktivitet do të prezantohen arritjet e deritanishme të Programit për Gratë në Biznes, të cilat do të theksojnë rritjen e aksesit në financim të bizneseve të drejtuara nga gratë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.