Merrni një pjesë vertikale të procesit të jetës reale të menaxhimit të projektit, suksesit të klientit, UX researching, negocimit me klientët dhe mësoni se si t’i zbatoni ato në karrierën tuaj!
Ky do të jetë një prezantim i rëndësishëm, me disa diskutime dhe me audiencën. Do të jetë një pjesë aktuale e procesit të punës për kompanitë dhe projektet e mëdha, mënyra e të menduarit, planifikimit dhe organizimit, si dhe komunikimi me klientët.
Ky seminar nuk kërkon njohuri teknike, por do të ishte e mira që pjesëmarrësit të jenë më shumë se 20 vjeç – është një prezantim i thellë dhe kërkohet vëmendje dhe fokus.
E tëra çfarë ju duhet të bëni është të vini në Coolab në orën 18:30, më 14 shtator.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.