
Çfarë është UK-Albania Tech Hub?
E vetme në llojin e saj, Qendra Tech UK-Shqipëri është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë.
Pas projektit të suksesshëm me startupe shqiptare, programi këtë vit do të zgjerohet për të përfshirë dhe pranuar aplikime nga startupet e vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Lexoni: 5 Startup-e shqiptare në qytetin e Engjëjve
Qendra synon të lehtësojë partneritetet dypalëshe të teknologjisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar. Qendra fokusohet në startupet e teknologjisë që kanë potencial për të kontribuar në rritjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ndarë inovacionin, aftësitë dhe mundësitë e biznesit mes dy vendeve.
Kriteret e pjesëmarrjes:
1) A jeni një startup në fushën e teknologjisë?
2) A keni të paktën një produkt dhe po kërkoni klientë?
3) A jeni banor / regjistruar në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor?
4) A kuptoni, flisni, lexoni dhe shkruani në anglisht? (shumica e sesionit të trajnimit do të jetë në anglisht)
Nëse jeni përgjigjur të gjitha pyetjeve me po, klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit: Tech Hub Application Form_2018_19
Dërgojeni atë në adresën e email: british.embassytirana@fco.gov.uk
Për më shumë informacion klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.