Ujku i Wall Street po vjen në Tiranë? - Business Magazine Albania

Ujku i Wall Street po vjen në Tiranë?

Wall Street
24-02-2023

Po, e lexuat saktë. Figura e njohur ndërkombëtarisht, inspiruesi për realizimin e filmit ikonik “The Wolf of the Wall Street” me aktor kryesor Leonardo DiCaprio i cili luan rolin e Jordan Belfort do të jetë i pranishëm në Tirana Summit datë 24 shkurt 2023 në Pallatin e Kongreseve.

Tirana Summit është eventi më i madh i rritjes dhe strategjive të biznesit e shitjeve, i cili do të mbajë edicionin e parë në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Ky event premton një program të plotë 1-ditor në Pallatin e Kongreseve, plot sesione të vlefshme, interesante, motivuese dhe strategjike trajnimi nga ekspertë të mirënjohur.

Arti i influencimit dhe negocimit të shitjeve do të trajtohet më së miri për audiencën e interesuar të rrisë eksponencialisht nivelin e përfundimit të suksesshëm të marrëveshjeve nga sipërmarrësi i njohur Vasil Naçi.

Avinash Ananda, një personalitet i njohur në fushën e motivimit dhe arritjes së objektivave personal do të jetë i pranishëm për të zhvilluar një trajnim për zhvillimin personal dhe profesional që sduhet humbur.

Kryefjala e Tirana Summit është padyshim Jordan Belfort, i cili do të ndajë me audiencën pjesë nga eksperienca e tij jetësore, taktika për të zhvilluar një mjedis bindës për realizimin e shitjeve, zhvillim i strategjive të biznesit, arritja e vizionit e plot elementë kyç që s’duhen humbur, ekskluzivisht në Tirana Summit.

Blini biletat në vivere.al dhe shfrytëzoni mundësinë për të arritur suksesin!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0