Tryezë e rrumbullakët: Arritjet dhe sfidat e procesit mësimor në arsimin profesional gjatë dhe pas pandemisë - Business Magazine Albania

Tryezë e rrumbullakët: Arritjet dhe sfidat e procesit mësimor në arsimin profesional gjatë dhe pas pandemisë

06-12-2021 10:00:00

Pandemia e COVID-19 jo vetëm që sfidoi por edhe goditi arsimin profesional (AP) në Shqipëri, për ta rindërtuar në një mënyrë të shpejtë dhe të pabesueshme. Arsimi profesional u bë pjesë e një  “eksperimenti të madh” drejt të mësuarit online në distancë për mësuesit dhe për nxënësit.

Për të diskutuar mbi këto çështje, do të mblidhemi me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të agjencive përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mësimdhënies. Një prej temave të diskutimit do të jetë studimi: “Vlerësimi i procesit mësimor në shkollat profesionale, viti shkollor 2020-2021”; një risi nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) dhe projekti “Aftësi për Punë” (S4J). Studimi përfaqëson një tablo të situatës aktuale në shkollat ​​publike profesionale në Shqipëri dhe lindi nga nevoja e madhe për të analizuar përballjen që pati arsimi profesional gjatë pandemisë. Qëllimi kryesor është identifikimi i ndryshimeve që kanë ndodhur në procesin e mësimdhënies në arsimin profesional në kushte të pazakonta të imponuara prej situatës pandemike, si dhe përshtatjen e proceseve mësimore me qëllim angazhimin e nxënësve.

Ndërkohë, studimi lidhi ngushtë objektivat kryesore që zbuluan problematikat e këtij sektori, si:

  1. Sfidat e procesit të mësimdhënies në AP, ku për herë të parë do të adresoheshin mangësitë dhe mundësitë për t‘u përmirësuar duke përfshirë metoda digjitale ende të largëta për mësuesit.
  2. Kërkesat e shkollave profesionale për infrastrukturë dhe burime metodologjike ishin një “must” në mënyrë që të përdoreshin efektivisht metodat e reja të mësimdhënies në mjedis ku nuk ishte testuar më parë.

Ky studim identifikoi një trekëndësh i cili do të jetë emëruesi i përbashkët i procesit të mësimdhënies në vazhdim. Krijimi i këtij trekëndëshi lidhet pikërisht me problematikat e sektorit që pandemia zbuloi dhe i vuri në dukje si nevoja për përmirësim: (1) burimet dhe teknologjia mësimore, (2) përvoja e mësimdhënies (3) infrastruktura dhe interneti me brez të gjerë me shpejtësi të lartë.

Studimin mund ta gjeni në link.

Tryeza e rrumbullakët zhvillohet në Hotel Plaza, salla “Jeronim De Rada”, Kati 23.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0