Expocity Albania ju fton të merrni pjesë në webinarin me temë “Trendet Digjitale, Shërbimet Financiare”, që do të zhvillohet më datë 19 Qershor, ora 15:00, me pjesëmarrjen e:
Znj. Suela Bokshi, COO Union Bank;
Znj. Eneida Thomaj, Managing Director Paylink.
Ky webinar do të fokusohet në trendet e online banking, duke trajtuar nevojën për lançimin e këtij produkti, përditësimin e vazhdueshëm të produkteve online dhe aplikacioneve, për t’ju përgjigjur më së miri nevojave të klientëve, si edhe inovacionit të fundit në procesimin e pagesave.
Impakti, që ka patur COVID-19 në shërbimet bankare, nevoja për të qenë më inovativ me qëllim përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të klientëve.
Shërbime online apo shërbime bankare tradicionale? Cila është zgjedhja e klientëve, si ka ndryshuar përshtatshmëria e tyre këtë vit?
Rritja e përdorimit të shërbimeve online a shtyn drejt inovacionit për lançime të produkteve të reja në të ardhmen?
Tendencat e reja në procesimin e pagesave, kalimi nga kartat me chip tek ato pa kontakt, sa gati është tregu Shqiptar?
Regjistrohuni në webinar duke klikuar këtu.
Ju mund ta ndiqni webinarin live, të bëni pyetjet tuaja dhe të merrni përgjigje nga paneli i ftuar në webinar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.