Bursa Shqiptare e Titujve ALSE në bashkepunim me universitetin Marin Barleti, zhvillojnë webinarin: Tregjet e Kapitalit dhe Bursa në periudhën Post-COVID.
Në webinar është i ftuar Artan Gjergji, drejtori ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.
Në webinar do të diskutohet për rëndësinë, që kanë Tregjet e Kapitalit dhe Bursa në drejtim të ofrimit te likuiditeteve të nevojshme për biznesin, në periudhënn e vështirë të funksionimit të ekonomisë, pas periudhës së pandemisë COVID-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.