Trajnimi i Dhomës Ekonomike të  Gruas “Vendimarrja financiare në biznes” - Business Magazine Albania

Trajnimi i Dhomës Ekonomike të  Gruas “Vendimarrja financiare në biznes”

Trajnimi i Dhomës Ekonomike të Gruas
27-11-2020 11:00:00

Dhoma Ekonomike e Gruas zhvillon trajnimin “Vendimarrja financiare në biznes”. Objektivi është të fuqizojmë rolin e gruas në biznes, duke rritur aftësitë e saj vendimmarrëse në financa.

Trajnimi do të zhvillohet me datë 27.11.2020, ora 11:00 në Zoom dhe mbahet nga znj. Ersida Doçaj.

Temat që do të trajtohen:

  • Burimet e financimit të një projekti/ biznesi.
  • Shtyllat kryesore të vendimarrjes financiare.
  • Aktorët e përfshirë në një financim biznesi/projekti.

Znj. Ersida Doçaj vjen nga një eskperiencë e gjatë pune në sektorin bankar. Aktualisht ajo mban pozicion e Senior Banker, ICT, në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Londër,  si përgjegjëse për Europën Juglindore. Me më shumë se 10 vite experiencë pune në institucionet dhe kompanitë më të mëdha europiane, znj. Doçaj ndan njohuritë e saj me të gjitha zonjat drejtuese në biznese.

Në një kohë të vështirë si kjo që po kalojmë, financat janë thelbi i ecurisë dhe stabiliteti të një sipërmarrje.

Për regjistrime nga shkruani në info@weca.al

Ose telefononi në +355698021111

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0