Të tregosh historinë tënde profesionale bazuar në përvojën, vlerat dhe aftësitë e tua është thelbësore për zhvillimin e marrëdhënieve dhe rrjeteve.
Në lidhje me eventin:
Përveç identifikimit të vlerave dhe aftësive, pjesëmarrësit largohen me një histori të qëndrueshme për të ndarë në eventin e tyre të ardhshëm të biznesit ose në një event profesional.
Objektivat:
Të kuptoni fuqinë e tregimeve dhe historive personale.
Detajimi i përbërësve kyç të historisë suaj.
Të mësoni se si ta kornizoni më mirë historinë tuaj profesionale në një mënyrë tërheqëse.
Të praktikoheni me të tjerët.
Të identifikoni se cilat lloje të tregimeve do të ishin më të mira në rrethana të veçanta.
Grupi i synuar: Menaxherët e PR dhe Komunikimit, Marketerët, Menaxherët e marketingut digjital, Krijuesit e përmbajtjes.
Eksperienca mbi 3vite.
Koha:
Seminar dy orësh
10 min: Fuqia e Tregimeve
40 min: Krijoni përmbajtjen e historisë suaj
30 min: Strukturoni historinë tuaj
40 min: Praktikoni të treguarit e historisë tuaj
Konsultime individuale opsionale:
Individët mund të investojnë në konsultime individuale për të përmirësuar më tej historinë e tyre për mjedise të ndryshme, të tilla si takime me klientë, intervista, rrjetëzime etj.
Audienca:
Individët
Skuadrat
Organizatat
Rreth moderatores:
Surabhi Lal është një moderatore, profesoreshë, konsulente dhe tregimtare e cila bën pjesë në fushën e të ardhmes së punës për individë, skuadra dhe organizata. Ajo ngre lart vendet e punës gjithëpërfshirëse dhe përdor empatinë dhe strategjinë për të krijuar kultura ku individët dhe ekipet lulëzojnë. Gjatë karrierës së saj, ajo ka trainuar mijëra punëkërkues, sipërmarrës dhe biznese të vogla për t’i ndihmuar ata të arrijnë sukses domethënës.
Surabhi sjell pasionin e saj për një të ardhme më të mirë të punës në rolet e saj si një Profesoreshë Adjunct në NYU Wagner, themeluese e SL Collaborative Ventures LLC dhe Zyrtare Kryesore në Luminary. Kurset dhe seminaret e saj përqendrohen në menaxhim, udhëheqje, efektivitet në vendin e punës dhe zhvillim të karrierës. Ajo u është prezantuar një sërë ndërmarrjesh dhe organizatash, përfshirë Unilever, LinkedIn, Macquarie, New York University, dhe Women Entrepreneurs NYC. Lidershipi i saj i mendimit është paraqitur në Thrive Global, Revista SEEMA dhe idealist.org. Ajo është një trainere e çertifikuar e Gallup CliftonStrengths.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.