Trajnim: "Rrugëtimi i udhëheqjes për menaxherët e burimeve njerëzore" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Rrugëtimi i udhëheqjes për menaxherët e burimeve njerëzore”

17-05-2021 14:30:00 Join

Përgjatë muajit Maj, Network Tribe do të ofrojë një sërë programesh trajnimi, një ndër to është: “Rrugëtimi i udhëheqjes për menaxherët e burimeve njerëzore”.

Pas pandemisë çdo ekip është dashur të përshtatet me një mjedis të ri. Tani është momenti që ju të ridefinoni rolin e udhëheqësit në mënyrë që të përballeni me sfidat e reja. Bashkohuni në trajnimin i cili mund t’ju ndryshojë jetën me Åsa Jarskog, një trajner i mirënjohur udhëheqjeje prej 30 vitesh në 55 shtete të botës. 

Çështjet të cilat do të diskutohen në trajnim ndahen në 3 module:

Moduli 1

Udhëheqja autentike si një mjet për t’u përshtatur në amientin e ri.

Rishikoni vlerat tuaja dhe rifilloni në ambientin e ri të punës.

Moduli 2

Zhvilloni aftësitë tuaja të udhëheqjes.

Ri-definoni dhe ndërtoni vlerat dhe pikat tuaja të forta.

Rrisni performancës tuaj dhe të ekipit.

Moduli 3

Zbuloni forcën dhe mençurinë tuaj të brendshme për të përparuar në të ardhmen.

Modeli i jetesës dhe udhëheqja e qëndrueshme.

Trajnimi përfshin:

  • Pyetësor përpara trajnimit dhe sigurimi i një përshtatje individuale
  • Trajnim interaktiv online, live
  • Simulime dhe feedback individual
  • Detyra të personalizuara dhe pyetje individuale për lektorin
  • Ushtrime interaktive
  • Meditim
  • Simulime në çifte
  • Certifikata për secilin praktikant në bazë të arritjeve
  • Sesione të regjistruara në mënyrë që të mund t’i riktheheni ose të shikoni diçka që keni humbur

Trajnimi fillon më datë 17 Maj dhe zgjat deri në 21 Maj. Për t’u regjistruar klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0