Trajnim për Ekspertë Fiskalë - Business Magazine Albania

Trajnim për Ekspertë Fiskalë

Ekspert Fiskal
21-10-2022 Join

Instituti i Ekspertëve Fiskalë ofron trajnimin për ekspertë fiskalë.

Trajnimi përmban njohuri nga:

  • Legjislacioni dhe Sistemi Tatimor në Republikën e Shqipërisë
  • Legjislacioni Doganor
  • Kontabiliteti, Sistemi i Informacionit dhe Informatizimit financiar
  • E drejta Tregtare, Shoqëritë Tregtare, Likuidimi dhe falimentimi
  • Analiza e Pasqyrave Financiare
  • Tregu Financiar dhe Tregu i Kapitaleve, Bursa, Karakteristikat dhe Organizimi i Bursës.

Të interesuarit duhet të paraqesin dokumentat e mëposhtme:

› Kërkesë për regjistrim, e shoqëruar me CV.

› Fotokopje e diplomës e noterizuar(diplomë universitare e shkencave ekonomike ose juridike).

› Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës.

› Dy fotografi për dokumenta

Trajnimi zhvillohet në sallë, por mund të ndiqet edhe ONLINE!

Regjistrimet mund të bëhen edhe online https://ief.al/regjistrimi/

Trajnimi fillon më 21 Tetor 2022

Leksionet zhvillohen çdo fundjavë:

ditën e Premte në orën 16:00 – 19:30

dhe ditën e Shtunë ora 09:00 – 13:30

Trajnimi zgjat 9 javë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0