Trajnim online "Aksesi në Financë" - Business Magazine Albania

Trajnim online “Aksesi në Financë”

Aksesi në Financë
13-01-2021 00:10:00 Join
Dhoma Ekonomike e Gruas në kuadër të bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ju fton të merrni pjesë në trajnimin online “Aksesi në financë”, në datat 13-14 janar 2021, në orën 10.00
Ky trajnim zhvillohet falas dhe marrin pjesë lektorë të rëndësishëm që do të trajtojnë çështje të rëndësishme si:
– Vlerësimi i ndikimit të pasojave nga pandemia Covid-19 mbi aktivitetin e biznesit në Shqipëri dhe sfidat për rimëkëmbjen e ekonomisë.
– Roli i bankave dhe institucioneve financiare në tejkalimin e krizës
dhe mbështetjen e biznesit me produkte dhe shërbime inovative.
– Përdorimi i platformave të pagesave elektronike për të rritur aksesin e biznesit në financa, shkalla e qasjes së biznesit në financime dhe sfidat e kësaj qasje.
– Përdorimi i platformave të pagesave elektronike për të rritur aksesin e biznesit në financa, shkalla e qasjes së biznesit në financime dhe
– Tregu i përbashkët rajonal- mundësi reale për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar rajonal dhe njohja me programet e mbështetjes financiare për SME në Shqipëri.
– Produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare ofruar bizneseve dhe si të rrisim aksesin në to.
– Mundësitë reale të financimit të bizneseve dhe produktet financiare në lidhje me situatën që po kalojmë.
Për të marrë pjesë, duhet të kryeni regjistrimin tuaj sa më parë
në linkun:
Ju mund të shkruani në info@weca.al ose tel. +355698021111

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0