Trajnim- Lidershipi dhe zhvillimi personal - Business Magazine Albania

Trajnim- Lidershipi dhe zhvillimi personal

Lidershipi dhe zhvillimi personal
12-04-2022 20:00:00 Join

Dy vitet e fundit janë sfida e vërtetë e drejtimit të një biznesi. Pandemia dhe më tej efektet e luftës në Ukrainë me siguri kanë tronditur sipërmarrjen dhe vendin tuaj të punës.

Për t’iu dhënë përgjigje këtyre shqetësimeve dhe për të synuar daljen nga kriza Qendra Kallz sjell dy ekspertë në trajnimin e “Lidershipit dhe zhvillimit personal”

Dy trajnerë, ekspertë në fushën e financave dhe zhvillimit personal, do të jenë në një seancë Free Online, e Martë, ora 20:00.

Ky trajnim është i përshtatshëm për:

  • Cilindo që mendon se ka humbur fokusin në këto ditë të vështira
  • Kushdo që mendon se po shterrojnë mundësitë në treg
  • Profesionistë që ndihen të rrezikuar për vendin e tyre të punës
  • Profesionistë që ndihen të penguar bërjen e hapave të duhur në karrierë
  • Sipërmarrës të rinj që po sfidohen në zgjedhjet e duhura për menaxhimin e krizës
  • Sipërmarrës që vuajnë në menaxhimin e punonjësve dhe marrëdhënieve me klientët

Kur:  12 Prill, ora 10:00

Regjistrohu

Në vijim do të pajiseni me linkun e zoom

Trajnerët:

Erinda Çaushi

Përgjegjëse e Sektorit të Komunikimit në Bankën e Shqipërisë ||Eksperte komunikimi dhe marketingu ||Trajnere lidershipi dhe motivimi || Stratege biznesi dhe sipërmarrëse

Marinel Miti

Bankieri që heq dorë nga rehatia e zyrës për të ndjekur ëndrrën e sipërmarrësit ||12 vite sukses në sipërmarrje partnershipi me kompani gjermane || Ekspert për ndërtimin e punës në grup dhe ngritjen e skuadrave në nivel ndërkombëtar|| Trajner lidershipi dhe motivimi

Përmes programeve të lidershipit dhe motivimit, ata kanë ndikuar jetën e mijëra të rinjve shqiptarë, duke përmirësuar vetëdijen, duke nxjerrë në pah aftësitë që kanë dhe përmirësuar mënyrën sesi t’i prezantojnë ato te të tjerët.

Regjistrohu ose

Na shkruaj në email: qenderkallz@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0