LeaderImpact ju fton në takimin me Dan Biles me temë:
“Lidershipi dhe Motivimi – Si të përshtatni stilin tuaj të lidershipit për të ndërtuar një organizatë të suksesshme”
Organizatat e suksesshme krijojnë një ambient ku njerëzit investojnë me dëshirë në punën e organizatës.
Si ta kalibroni stilin tuaj të lidershipit për të maksimizuar potencialin e njerëzve që punojnë me ju?
Ne do të ndalemi tek vlerat themelore të lidershipit dhe si të ndërtojmë mbi to për të zhvilluar një ekip me performancë të lartë.
Dan do të tregojë se si i përdori këto vlera për të ndërtuar ekipe ushtarake, biznesi dhe qeveritare me performancë të lartë.
Kur: 17 maj | Ora 18:00
Ku: Tirana International Hotel | Salla Consortium, Kati 2.
Rreth folësit:
Dan Biles ka udhëhequr organizata, të cilat fituan çmime kombëtare përgjatë karrierës së tij. Ai ka komanduar njësi ushtarake që kanë në disa herë çmimet “Më të mirët e më të mirëve”. Si aksioner kryesor i një firme inxhinierike civile ai e rriti performancën e saj në 75% të tregut në rajonin e saj. Si dhe drejtoi një distrikt në Florida që fitoi 3 çmime, një ndër çmimet, “Vendi më i mirë për të punuar”. Ai ka një rezyme të mbushur me trofe.
Dan dhe gruaja e tij, Mandy u transferuan në Shqipëri në tetor 2022.
Para se të vinte në Shqipëri, Dan ishte drejtues i një qeverie të distriktit në Florida.
Në distrikt, ishte përgjegjës për funksionimin e mbi 60 departamenteve dhe divizioneve të ndryshme me pothuajse 3,500 punonjës. Qarku ofroi shërbime komunale për mbi 600.000 banorë me një buxhet prej gati 2 miliardë dollarësh në vit. Para kësaj, Dan pati poste të tjera të qeverisjes vendore, ai ishte pronar i një firme konsulence inxhinierike dhe filloi karrierën e tij në Forcat Ajrore të SHBA. Ai doli në pension nga Garda Kombëtare Ajrore e SHBA-së me gradën Kolonel pas 25 vitesh shërbim. Dan është diplomuar në Universitetin A&M të Teksasit me një Bachelor të Shkencave dhe Master të Shkencave në Inxhinieri Civile.
– Për pjesëmarrje në event regjistrohuni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.