Trajnim: "Legjislacioni Tatimor (me raste praktike) dhe Ligji për Fiskalizimin" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Legjislacioni Tatimor (me raste praktike) dhe Ligji për Fiskalizimin”

06-05-2021 Join

Kursi më temë “Legjislacioni tatimor (me raste praktike) dhe ligji për fiskalizimin” ka hapur regjistrimet për të gjithë të interesuarit. Ky është një trajnim profesional dhe i kërkuar kryesisht nga stafet e burimeve njerëzore për ekonomistët, avokatët, juristët etj. Kursi shpjegohet nga lektorë me eksperiencë në mësimdhënien e hartimit, interpretimit dhe zbatimit të legjislacionit tatimor në Shqipëri. Data e fillimit të tij është 6 maj.

Të gjitha modulet e kursit janë të përditësuara me ndryshimet e fundit ligjore. Kursi do të zgjasë 6 javë, i ndarë në 13 seanca me kohëzgjatje prej 2 orësh secila. Në përfundim të kursit kursantët pajisen me një certifikatë të njohur nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë. 

Modulet e kursit përfshijnë:

– Moduli 1. LIGJI PËR PROCEDURAT TATIMORE

– Moduli 2. LIGJI PËR FISKALIZIMIN, “FATURA DHE SISTEMI I MONITORIMIT TË QARKULLIMIT”

– Moduli 3. LIGJI PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT

– Moduli 4. LIGJI I TATIMIT MBI VLERËN E SHTUAR (TVSH)

– Moduli 5. LIGJI PËR SIGURIMET SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE

– Moduli 6. LIGJI PËR SISTEMIN E TAKSAVE KOMBËTARE

– Moduli 7. LIGJI PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE

– Moduli 8. MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE DHE KOMBËTARE

– Moduli 9. LIGJI PËR QENDRËN KOMBËTARE TË BIZNESIT QKB

– Moduli 10. LIGJI PËR TREGTARËT DHE SHOQËRITË TREGTARE

– Moduli 11. LIGJI PËR OJF (i ndryshuar)

– Moduli 12. LIGJI PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE

 

Nëse jeni të interesuar mund të regjistroheni duke kontaktuar në numrin e mëposhtëm: 068 82 38 297

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos u frikëso nga dështimi. Frikësohu nga të mos provuarit.”
— Roy T. Bennett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0