Trajnim gjithëpërfshirës për Startup-et - Business Magazine Albania

Trajnim gjithëpërfshirës për Startup-et

Trajnim gjithëpërfshirës për Startup-et
26-10-2023 Join

Jeni një startup dhe keni nevojë të përmirësoni aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për aksesin në financë?

Mos kërkoni më tej!

Frankfurt School of Finance & Management në bashkëpunim me institucionet financiare ju prezanton
me programin gjithëpërfshirës të trajnimit të përshtatur për të përmbushur nevojat e sipërmarrjeve të
reja në Shqipëri.

Qasja e trajnimit: Programi i trajnimit ndjek parimet e shkrirjes së sesioneve të prezantimeve, njohurive, punës në grup dhe diskutimeve. Ne besojmë se rezultatet më të mira vijnë nga vetë pjesëmarrësit dhe trajnerët tanë do të veprojnë si moderatorë dhe lehtësues të njohurive dhe praktikave më të mira.  Qasja e trajnimit kombinon mësimdhënien tradicionale të njëanshme dhe të mësuarit ndërveprues , duke i lejuar pjesëmarrësit të kuptojnë njohuritë specifike dhe teknikat e praktikave më të mira përmes rasteve studimore dhe ushtrimeve.

Modulet e krijuara për suksesin tuaj: Programi i trajnimit është i ndarë në katër module gjithëpërfshirëse:

Moduli 1 – Modelimi i biznesit: Do të zhyteni në bazat e modelimit të biznesit dhe do të mësoni se si t’i
jepni formë biznesit tuaj për sukses. (2 ditë të plota)
Moduli 2 – HR: Do të eksploroni strategji efektive të menaxhimit të burimeve njerëzore për ekipin tuaj në rritje. (gjysëm dite)
Moduli 3 – Rrjetëzimi (Networking): Do të mësoni se si duke përdorur fuqinë e rrjetëzimit për t’u lidhur, bashkëpunuar dhe rritur biznesin tuaj. (gjysëm dite)
Moduli 4 – Marketingu në epokën digjitale: Do të përvetësoni artin e marketingut në epokën dgjiitale për të arritur audiencën tuaj të synuar në mënyrë efektive. (gjysëm dite)
Audienca e synuar: Trajnimi është i përshtatur për startup-e dhe sipërmarrësit e bizneseve të reja që
kërkojnë të përmirësojnë aftësitë dhe strategjitë e tyre. Pavarësisht nëse jeni në fazat fillestare të biznesit
ose kërkoni të përsosni modelin tuaj ekzistues, modulet e trajnimit janë krijuar për t’ju ofruar njohuritë
dhe mjetet që ju nevojiten për sukses.

Logjistika dhe Pjesëmarrja: Ky është një trajnim pa pagesë, organizohet fizikisht në Tiranë, dhe është krijuar për t’iu përshtatur orarit tuaj. Moduli 1 është i detyrueshëm, ndërsa modulet e mbetura janë opsionale. Për më tepër, seancat e trajnimit janë të disponueshme bazuar në nevojat tuaja dhe
gatishmërinë për aplikim për kredi.
Certifikatë Pjesmarrje: Pjesëmarrësit që përfundojnë programin e plotë të trajnimit do të marrin
certifikata të pjesëmarrjes, duke njohur angazhimin dhe dedikimin për rritjen dhe përsosmërinë
profesionale.
Hapat e mëtejshëm: Për të siguruar që përmbajtja e trajnimit të përputhet me nevojat tuaja, trajnerët dhe drejtuesit e këtij programi do të mbledhin informacion rreth përbërjes së grupit përpara se të fillojë
programi. Për të përfituar nga kjo mundësi, duhet të jeni sipërmarrës i një biznesi, aksioner i një kompanie të regjistruar brenda 24 muajve ose të keni një ide biznesi që ka nevojë për financim nga institucionet financiare.
Bashkohuni me ne dhe Zbuloni potencialin tuaj: Nisni një udhëtim rritjeje, mësimi dhe transformimi me
programin këtë program gjithëpërfshirës trajnimi. Do keni mundësi të takoni dhe të bashkëpunoni me
sipërmarrës me të njëjtin mendësi, do eksploroni strategjitë më të reja për sukses dhe do të fuqizoni veten për të shkëlqyer në botën e start-ups. Udhëtimi juaj drejt suksesit fillon këtu!

Ju ftojmë të regjistroheni për programin e trajnimit  dhe pas një vlerësimi të kujdesshëm të aplikimeve të marra do të njoftoheni për detajet e trajnimit.

Për më shumë informacion dhe çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni në:
📞+355 6920 66230
📧 e.alla@int.fs.de

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0