Trajnim: "Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë”

12-05-2021 Join

Përgjatë muajit Maj Network Tribe do të ofrojë një sërë programesh, një prej tyre është trajnimi me temë: “Fiskalizimi në Republikën e Shqipërisë”, me trajnuesen Mirjeta Emini. Mirjeta është një nga ekspertët më të mira në fushën e tatimeve dhe taksave në Shqipëri. Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar të legjislacionit tatimor në Shqipëri dhe Kosovë si dhe të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, duke u bërë një këshilluese shumë e mirë për shoqëritë vendase dhe të huaja si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.

  1. Programi

Programi do të bazohet në ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” si dhe Udhëzimet dhe Vendimet në zbatim të tij.

  1. Objektivi

Objektivi i këtij trajnimi është trajtimi i çështjeve kryesore të legjislacionit për Fiskalizimin në Shqipëri, kërkesat e reja të këtij legjislacionit, elementet kryesore të fiskalizimit, procedurat që duhen ndjekur, zbatimi i tij në praktikë.

  1. Target grupi

Ky trajnim është i përshtatshëm për të gjitha shoqëritë tregtare që janë subjekt i fiskalizimit duke përfshirë shoqëritë që shesin mallra dhe shërbime, institucionet financiare (bankare dhe jobankare), personat fizikë që ushtrojnë veprimtari tregtare etj.

  1. Axhenda
  • Prezantim i kuadrit të përgjithshëm të legjislacionit të fiskalizimit

– Kush është subjekt i ligjit

– Afatet e fillimit të fiskalizimit

– Përkufizime të rëndësishme

– Aspekte të tjera të rëndësishme

  • Detyrimi për të lëshuar faturat për furnizimin e shërbimeve dhe mallrave

– Kush duhet të lëshoje faturen dhe kush është i përjashtuar,

– Momenti i lëshimit,

– Kërkesat për lëshimin e faturës

– Përmbajtja e faturës

  • Procedura e fiskalizimit dhe e lëshimit të faturave tatimore
  • Regjistrimet për pagesat me dhe pa para në dorë
  • Dispozita të veçanta në lidhje me fiskalizimin
  • Shembuj praktikë për fiskalizimin
  • Pyetje-përgjigje në lidhje me fiskalizimin

Axhenda më sipër do trajtohet në dy ditë në afat prej 2.5 – 3 orë në ditë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0