
Today’s është një platformë ndërkombëtare, e lançuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit, që do të zhvillohet në më shumë se 30 vende të ndryshme, e bazuar në formatin e leksioneve të hapura, me lektore të ndryshëm si biznesmenë, politikanë, diplomatë , sipërmarrës, gazetarë etj të suksesshëm, të cilët kanë për qëllim të inspirojnë pjesëmarrësit në fusha të ndryshme, si biznesi, diplomacia, sipërmarrja, gazetaria , energjia , mjedisi e shumë fusha të tjera të ndarë në kategori të ndryshme.
Today’s Entrepreneur do të zhvillohet në datën 4 Nëntor 2017, te Xheko Imperial , me lektore kryesore Znj. Eni Xheko ( Menaxhere e Hotel Xheko Imperial) , Z. Klodian Allajbeu , (CEO i Spitalit Amerikan) dhe Alketa Zyfi e Yogurteria Tirana, ku së bashku do të shpalosin strategjitë dhe eksperiencat e tyre personale frymëzuese se si të ndërtosh një sipërmarrje të suksesshme.
Çdo leksion dhe çdo lektor ka në dispozicion rreth 90-120 min.
Trajnimi eshte 1 Ditor dhe është i hapur per grupmoshat 16 – 35 Vjec (Studente & Profesionistë të Ndryshëm). Pjesëmarrja kushton 10 Euro dhe përfshin:
– Seancat Formale dhe Informale të Trajnimit.
– 1 Coffee Break
– Çertifikatë Pjesëmarrje
– 20 % Zbritje për të marrë pjesë në trajnimin e ardhshëm
( Today’s Diplomat )
Nëse ka edhe pjesëmarrës të huaj, trajnimet do të mbahen në anglisht, nëse jo do të mbahen në shqip. Aplikimet janë të hapura deri në datën 29 Tetor 2017 .
Ju mund të aplikoni në linkun e mëposhtëm:
Për çdo pyetje kontaktoni në: balkansyouthcouncil@gmail.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.