Tirana WordPress do të zhvillojë takimin e rradhës

Tirana WordPress do të zhvillojë takimin e rradhës

TiranaWordPress
01-10-2020 18:00:00 Join

Komuniteti i Tirana WordPress meetup bashkohet të enjten e parë të çdo muaji. Në çdo takim do të diskutohet për WordPress. Programi vendoset nga komuniteti dhe zakonisht në fund të çdo eventi vendoset se për çfarë do të diskutohet në eventin e rradhës. Nëse jeni të interesuar për një temë specifike ju mund ta shkruani atë dhe do të merret në shqyrtim nga komuniteti.

Në takimin e rradhës nuk do ketë një temë specifike. Takimi do të zhvillohet në formatin pyetje-përgjigje, dmth secili nga ju që do të ketë një pyetje mund të pyesë dhe secili nga pjesëmarrësit mund të përgjigjet.

Gjatë eventit do të prezantohet një iniciative interesante e Raiffeisen Bank Albania siç është Elevator Lab.

Ky program synon të identifikojë dhe të mbështesë startup-e në fazë ideje apo themelues kompanish që mund të kenë një produkt apo shërbim në fazë të hershme me potencial për ta kthyer në një zgjidhje inovative të dobishme për sektorin financiar.

Për të qenë pjesë e komunitetit nuk ka rëndësi nëse jeni një ekspert i WordPress apo sapo keni patur kontaktin tuaj të parë me WordPress, të gjithë janë të mirëpritur.

Nëse jeni të interesuar për të qenë pjesë e grupit organizues të komunitetit, keni dëshirë të flisni ose të organizoni një Workshop ju mund të kontaktoni me Eduardin: (https://www.meetup.com/members/236377103/)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0