
‘ForumZone’ e ndërtuar enkas për të interesuarit ndaj historive motivuese të suksesit, ndërtuar mbi tema të tilla si ‘edukimi, novatorizmi & teknologjia’, mbi nevojat e përmirësimeve në eko-sistemin e sipërmarrjes, nevojës për përsosmëri të strategjive novatore të biznesit, si dhe mbi potenciale të investimeve në sector – të gjitha të prezantuara në këtë event prej mjaft emrave te njohur, të ftuar special të këtij edicioni.
StartupZone do të jetë një zonë e caktuar në Tirana Tech Open, e dedikuar per ekspozimin e praktikave të suksesit të startup-ve. Përgjate tre ditëve do të jenë prezent një numër i konsiderueshem startup-esh për të treguar historitë, produktet dhe përpjekjet e tyre.
‘B2B Zone’ do t’u shërbejë vetë bizneseve pjesëmarrëse të niveleve të ndryshme, përfshirë këtu edhe sipermarrjet e reja startup, për njohjen e zhvillimeve të tyre më të fundit, për ekspozimin e punes së tyre, si dhe për të mundësuar hapësira të reja bashkëpunimi mes palëve.
EduZone do u shërbejë të rinjve të apasionuar pas teknologjisë dhe aplikimeve të saj. Përfaqësues të universiteteve dhe shkollave profesionale do të ndjekin prakikat nën udhezimet e mentorëve të specializuar.
Me pjesëmarrjen e mbi 60 sipërmarrjeve, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm startup-esh, korporata e kompani operatore në vend, investitorë e institucione donatore, 100 të rinj të regjistruar në praktikën tre-ditore të drejtuar nga mentorë të dedikuar, si dhe një numër të pritshëm mbi 3,000 vizitorësh përgjatë ditëve të këtij evenimenti.
Rezervoni daten!
Për më tepër info, ju lutem kontaktoni: marketing@expocity.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.