Thirrje publike për aplikim! - "Dreamin' 2021 Kosovo" - Business Magazine Albania

Thirrje publike për aplikim! – “Dreamin’ 2021 Kosovo”

05-06-2021 Join

Salesforce Trailblazer Community Group Prishtina dhe organizata Leadership Development Association Balkan, janë të lumtur të informojnë se me datë 5 Qershor 2021 po organizojnë konferencën amerikane Dreamin’ Kosovo 2021 e cila trajton temat e Inovacionit të Teknologjisë Globale, duke sjellë në vendin tonë një event nga California(USA), i cili po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Konferenca është planifikuar të mbahet me audiencë të kufizuar sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës për parandalim të shpërndarjes së virusit Covid-19, ku do ketë audiencë me prezencë fizike me maska dhe me distancë sociale, lidhje virtuale të folësve si dhe trasmetim livestream të saj.

Kosovo Dreamin’ është një konferencë e Salesforce e drejtuar nga komuniteti Trailblazer i cili është krijuar për të sjellë edukim, trajnim dhe mundësi të zhvillimit për të rinjtë në Ballkan. Vizioni ynë si komunitet është të fuqizojmë të rinjtë e Ballkanit në programet e Salesforce duke u munduar të ofrojmë bashkëpunimin përmes arsimit, rrjeteve që kemi dhe ndarjes së njohurive për të përmirësuar më shumë fuqinë punëtore dhe profesionale në vendin tonë.

Objektivat janë:

  • Fuqizimi përmes bashkëpunimit, ndarja e eksperiencave, rrjetëzimi i të rinjëve, promovimi i inovacionit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i aftësive.
  • Besimi dhe Integriteti sepse për të qenë më të fortë duhet ndërtuar besim dhe duhet rritur me integritet.
  • Udhëheqja gjithëpërfshirëse të rritet dhe zhvillohet duke udhëhequr me barazi.

Çfarë po prisni?! Aplikon tani dhe rezervoni njërin nga vendet e pakta që do jenë këtë vit, mëso nga folësit super të dalluar në fushën e tyre dhe krijo kontakte me të rinjtë nga Europa dhe Bota që janë pjesë e Trailblazer Community Group!

Të gjithë pjesëmarrësit në fund certifikohen nga organizatorët me certifikatë për pjesëmarrje në këtë event ndërkombëtar që po realizohet edhe tek ne!

Apliko këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)