"The Race Meeting" - një garë karting-u për bizneset - Business Magazine Albania

“The Race Meeting” – një garë karting-u për bizneset

The Race Meeting
03-02-2023 Join

The Race Meeting do të jetë eventi i cili do të mbledhë bizneset shqiptare në një garë Karting, e gjitha rreth shpejtësisë, përqëndrimit dhe adrenalinës. 

Të gjitha kompanitë mund të sjellin stafin e tyre për të garuar, por në fund vetëm më të shpejtët do të garojnë për çmimin final.

Në “The Race Meeting” bizneset sfidojnë njëra- tjetrën në një garë të modeluar shpejtësie në kuadër të një çmimi të pazëvendësueshëm: titulli ‘Kompania më e Shpejtë në Shqipëri’.

Lexo: Andri Gjoka, piloti 16 vjeçar që synon Formula 1

  • Çmim Prestigji:

Kupa e kompanisë fituese e përfaqësuar nga piloti i saj më i shpejtë & banner i ekspozuar i kompanisë fituese (përmbajtja sipas preferencës) në fasadën e Arena Karting për një periudhë 1-vjeçare.

  • Çmim i Individual:

Vendi 1: 50,000 ALL

Vendi 2: 25,000 ALL

Vendi 3: 12,500 ALL

Impakti që pritet të ketë eventi përfshin:

Lexo: 50 shqiptarë të suksesshëm, me të cilët mund të krenohemi në vend dhe në Botë

  • Ndikim në turizmin e aventurës/ zbavitjes/ argëtimit
  • Komunikimi i mesazheve sensibilizuese në lidhje me ruajtjen e ambjentit dhe natyrës, përmes makinave elektrike
  • Vendodhja pranë natyrës dhe larg qëndrave urbane
  • Sensibilizim për respektimin e rregullave të qarkullimit
  • Mundësi për “networking” bazuar në formatin e eventit specifikisht i orientuar për B2B

Për më shumë informacion klikoni linkun: https://arenakartingalbania.com/the-race-meeting/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0