The Power of Project Leadership – Storytelling by Paul Hodgkins - Business Magazine Albania

The Power of Project Leadership – Storytelling by Paul Hodgkins


The Power of Project Leadership – 7 mësime lidershipi të treguara nga Prof. Paul Hodgkins

Projektet po bëhen më sfiduese, më të komplikuara dhe më komplekse, se kurrë më parë. Tani, më shumë se kurrë, menaxherët e projekteve duhet të jenë të sigurtë përballë të papriturave dhe të rehatshëm me situatat e pakëndshme.

Dallimi që do të bëjë ndryshimin, nuk është vetëm aftësia e menaxherit të projektit për të menaxhuar projektin, por aftësia e menaxherit të projektit që të kalojë dhe të përshtatet nga menaxher në Lider.

Teksa e bëjnë këtë transformim, ata duhet të përfshihen, të jenë transparentë dhe të hapur, jo vetëm me ekipin e tyre të projektit, por me sponsorët, aktorët dhe klientët e tyre, nëse me të vërtetë janë të gatshëm për të arritur rezultate të suksesshme.

Objektivi është ai i demonstrimit se është jetësore, që menaxherët e projektit të sigurojnë rezultate të qëndrueshme dhe pozitive për ekipin e tyre, sponsorët, palët e interesuara, klientët, për shoqërinë dhe vendin e tyre; që ata duhet të përshtaten nga të qënit një “Menaxher Projekti” për të qenë në gjendje të bëhet një “Lider Projekti“.

Të demonstrojë që të gjithë Menaxherët e Projektit kanë aftësinë për të udhëhequr, por jo të gjithë Menaxherët e Projektit besojnë në aftësinë e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0