Tech Her Happy

Tech Her Happy


tech

Dev Summit në bashkëpunim me TechSpace sjell eventin <Tech Her Happy /> dedikuar vajzave dhe grave.
A i keni bërë ndonjëherë vetes pytjet si:
Çfarë është programimi?
Si duhet ta filloj karrierën time në IT?
Cilat teknologji duhet të filloj të mësoj që të jem e përditësuar me tregun e punës?
Cilat janë kompanitë që mund të jenë një fillim i mirë për karrierën time?

Ne në këtë event do të sjellim së bashku kontribuese të shquara shqiptare në fushën e teknologjisë për një ditë për t’u mbajtur mend. Kështu, përmes historive të suksesit dhe motivuese, ku çdokush do të mund të gjejë veten do të tregojmë që FEMRAT MUNDEN. Ato mund të jenë shumë të suksesshme në fushën e teknologjisë. Ky event do të përfshijë gjithashtu biseda të vogla të këndshme për të fuqizuar dhe shtyrë vajzat e reja që dëshirojnë të kodojnë (por jo vetëm) dhe të përfshihen në tema interesante për të cilat, ne besojmë se mund të kapërcejnë mentalitetin dhe botëkuptimin e djeshëm dhe t’i hapin rrugë një të ardhmeje të re të femrave në epokën e teknologjisë.

NË KËTË EVENT, ne do të përpiqemi t’u japim përgjigje të gjitha pyetjeve tuaja.
FEMRAT MUND të kodojnë. FEMRAT MUND të zhvillojnë. FEMRAT MUND të dizenjojnë.
Bashkohuni me ne me një buzëqeshje dhe shihemi më 15.02.2020!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0