Të pathyeshëm, eventi më i madh i meditimit në trojet shqiptare, tani në Prishtinë! - Business Magazine Albania

Të pathyeshëm, eventi më i madh i meditimit në trojet shqiptare, tani në Prishtinë!

Të pathyeshëm
21-05-2022 Join

Bëhu pjesë e këtij eventi, që do të mbahet me datë 21-22 maj, dhe shpalos potencialin tënd të plotë që ke brenda vetes!

Orari eventit

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të eventit, orari do të jetë:
21 Maj 14.00 – 19.00 dhe
22 Maj 07–15.00.

Përfshihen në Biletë

  1. Tapet yoga
  2. Ujë pa limit
  3. Ushqimi Vegjeterian për ditën e dytë
  4. Workbook lidhur me eventin

Biletat

Bileta juaj elektronike (e-ticket) bashkëlidhur në këtë email është e vlefshme për të dyja ditët e eventit. Lutemi ta ruani dhe keni me vete gjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit. Nëse biletat janë blerë nga burime të tjera përveç atyre të autorizuara, do të konsiderohen të pavlefshme.

Regjistrimi

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë event DUHET të regjistrohen në fillim të çdo dite (skanimi i biletave personale).

Hyrja

Hyrjet e sallës së eventit hapen 30 minuta përpara nisjes së trajnimit. Ju do të hyni në sallë pas paraqitjes së sinjalistikës identifikuese individuale.

Udhëzim

Pasi që seancat e meditimit do të zhvillohen pjesërisht ulur apo shtrirë, ju rekomandojmë të vishni rroba komode dhe të ngrohta.

Siguria

Të gjithë pjesëmarrësit dhe çantat e tyre do të kalojnë në kontroll profesional sigurie në hyrje të mjediseve të eventit. Për të garantuar sigurinë dhe një përvojë të këndshme për të gjithë të pranishmit, të gjithë pjesëmarrësit duhet të pajisjen me sinjalistikën identifikuese përkatëse. Këta elementë nuk janë të transferueshëm apo objekt ndryshimi.

Më shumë informacion mund të gjeni në: www.vetvetja.com , duke kontaktuar me skuadrën e “Të pathyeshëm” në: akademia@vetvetja.com , ose duke telefonuar në numrin +355 68 329 5262 dhe +383 45 99 22 22.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0