Të mërkurën në ICK, lançohet platforma inovative JIROO

Të mërkurën në ICK, lançohet platforma inovative JIROO


JIROOTë mërkurën me datë 23 Tetor 2019, ora 11:00 bëhet lançimi publik i platformës dixhitale JIROO, në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, Prishtinë.

JIROO është platforma e parë dixhitale në rajon me koncept të “ekonomisë së përbashkët” e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga automjetet e tyre duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin automjete me çmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të dhënies së automjeteve me qira.

JIROO është një vlerë e shtuar në treg si një platformë e hapur dhe transparente për qiradhënësit dhe qiramarrësit ku shërbimet do të jenë të lehta dhe të shpejta për listimin e mjeteve motorike, komunikimi do të jetë i lehtë me përdoruesit përmes mesazheve, do të ofrohet mundësia e pagesave në mënyrë dixhitale, si dhe do të ofrohet sigurimi dhe kontratatat dixhitale. Të gjitha këto shërbime do t’u mundësojnë përdoruesve një qasje të lehtë, të sigurtë dhe transparente në përdorimin e platformës JIROO.

Qëllimi kryesor i platformës është që të ofrojë siguri për përdoruesit, eksperiencë të mirë dhe kualitet të lartë. Vizioni afatgjatë i kompanisë është që të zgjerojë shërbimet në tregun rajonal dhe ndërkombëtar duke krijuar kështu një markë atraktive dhe të besueshme për përdoruesit e platformës JIROO.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0