Të mbledhësh para në recesion

Të mbledhësh para në recesion

Para në recesion
26-05-2020 19:00:00 Join

Bashkohuni në sesionin e shtatë të serive të webinareve “NJË BOTË TËRËSISHT E RE”, krijuar për të ndihmuar sipërmarrësit në Shqipëri të mbijetojnë nga kriza dhe recesioni, si dhe të dalin të lulëzuar, nga BE për Inovacion (EU for Innovation)

Tema e webinarit do të jetë “Të Mbledhësh Para në Recesion”.

Këtë javë, në webinar do të jenë dy folës: Keith Ippel dhe Mari Mathews.

Keith, drejtues dhe bashkë-themelues i Spring Activator, me më shumë se 20 vjet përvojë si udhëheqës në teknologji dhe impaktin në biznese, ka përshpejtuar rritjen e kompanive të vogla dhe të mëdha, si dhe ka mbledhur mbi 30 milionë dollarë në investime engjëjsh dhe kapital sipërmarrës. Si një folës, mësues dhe këshilltar global, ai ka një aftësi të pashembullt për të bashkëpunuar me sipërmarrës, punonjës dhe investitorë për të rritur bizneset dhe për të ndryshuar botën.

Mari është e përkushtuar ndaj sipërmarrjes, të folurës në publike, të kontribuarit në komunitetin e saj, si dhe të qenurit në male për ski ose ecje. Si drejtuese programi tek Spring, ajo drejton impaktin e investitorit dhe ofron programe të dizenjuara për të krijuar impakt duke investuar dhe duke hequr barrierat midis sipërmarrësve dhe investitorëve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0