Takim Virtual: Gratë në STEM-Karriera, Sfidat dhe Përfitimet?

Takim Virtual: Gratë në STEM-Karriera, Sfidat dhe Përfitimet

STEM
07-07-2020 17:00:00 Join

Shkencat e forta janë konsideruar historikisht si një fushë “mashkullore” e dijes. Gratë që ndërmarrin studimet dhe një karrierë në këto disiplina hasen me vështirësi dhe barriera të shumta.

Ndonëse numrat e grave dhe vajzave, që studiojnë në këto degë kanë parë rritje të vazhdueshme, në periudhën 2015-2017, Banka Botërore raporton se në rang global, vetëm 4 në 10 të diplomuar janë vajza. Në Shqipëri, në vitin 2017, përqindja e vajzave të diplomuara nga studimet universitare në këto degë ishte vetem 14.7%, shifër që shkon në 15.2% në 2018.

Ndërkohë, si në botë dhe Shqipëri, auditoret kanë gjithnjë e më shumë vajza se djem, por në pozicionet drejtuese në tregun e punës vërehet një realitet ndryshe.

Me gjithë sfidat e mëdha, gratë shqiptare në STEM kanë arritur pozicione të larta lidershipi, dhe kanë shumë për të treguar.

Webinari i rradhës i Scidev i kushtohet pikërisht këtyre modeleve të suksesit, për të mësuar më shumë për rrugëtimin e tyre, për të marrë këshilla, si dhe për të diskutuar për mundësitë, që u ofrohen vajzave të reja, që vendosin të ndjekin këtë rrugëtim.

Si mund të arrijmë të thyejmë tavanin e qelqtë dhë të ndihmojnë gratë dhe vajzat e tjera që aspirojnë në këto karriera?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0