"Success Factor", workshopi ndërkombëtar që ju pret me 29 Shkurt - Business Magazine Albania

“Success Factor”, workshopi ndërkombëtar që ju pret me 29 Shkurt

29-02-2024 11:00:00

Workshopi ndërkombëtar “Success Factor” do të zhvillohet në  29 shkurt 2024 në orën 11:00, tek Universiteti Europian i Tiranës, organizuar nga Agjencia Involve us Agency

Është eventi i parë Open Source ku biznesi takon rininë, organizatat dhe institucionet.

Në këtë event sillet ekspertiza prej disa mentorëve shqiptar dhe ndërkombëtar të zhvillimit të biznesit, lidershipit, marketingut dhe karrierës në një ditë të vetme.

Çfarë do të përfshijë?

1.Panel diskutimi “Business Talk” mbi tema si: mendësia e biznesit, ekipit, lidershipi dhe punësimi i të rinjve” nga drejtues të bizneseve dhe trajnues vendas dhe të huaj.

*Kozma Seferaj -CEO  Maxbrand Albania Veshje Pune , Leadership Coach

*Xhenisa Shehu – Administrator & Founder Involve us Agency , Marketing Communication Coach

*Toby Lee – Leadership & Business development coach.

*Ervin Dervishi  -CEO WINUP365 , Leadership, Sales Coach

2.Përfaqësues në panel për të diskutuar mbi nevojat e të rinjve për zhvillim dhe punësim Jonas Kepi – SAS Community.

3.Sesion intervista pune one to one mes bizneseve dhe të rinjve për mundësi intershipi, punësimi, networking.

Nxitoni të rezervoni vendin, duke  plotesuar Formularin Online

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk mund të menaxhosh emocionet e tua, nuk mund të menaxhosh paratë e tua.”
— Warren Buffett
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0