Autorja italiane e sagës “Luanët e Siçilisë”, Stefania Auci është e ftuara speciale e Festivalit të Librit – Bukinist 2021. Përmes bashkëpunimit me shtëpinë botuese Living dhe përkthyeses Romina Kasharaj, kemi mundësinë që autoren Auci ta kemi me lexuesit dhe ndjekësit e Bukinist, në një bisedë që do të zhvillohet online.
Saga e Florioneve është historia e shekullit të XVIII që i flet çdo kohe: Një histori e jashtëzakonshme e ngritjes së një familje të madhe në Italinë e Jugut..
Për më shumë ndiqni intervistën live në faqen e Facebook të Bukinist.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.