Startup Live Tirana - Feel the Startup Spirit - Business Magazine Albania

Startup Live Tirana – Feel the Startup Spirit


Startup Live është shansi juaj për t’u bërë pjesë e skenës së startup-eve! Paraqisni idenë tuaj, frymëzohuni, krijoni apo bashkohuni me një ekip, merrni reagime nga mentorët ndërkombëtarë, pitch para sipërmarrësve më të mirë në qytet dhe punoni së bashku në bizneset e së nesërmes!

  • Si funksionon Startup Live?

1. Dlini nga zona juaj e rehatisë dhe bashkohuni në këtë ngjarje! – Nuk ka rëndësi nëse jeni një themelues i vetëm, biznesmen, guru marketingu, entuziast dizajni apo programues, ju patjetër do të ndikoni.
2. Njihuni me njerëz frymëzues nga prejardhje të ndryshme në një atmosferë të veçantë.
3. Pitch idenë e biznesit tuaj ose frymëzohuni dhe formoni një ekip.
4. Punoni me idenë tuaj të biznesit.
4. Merr mentorimim me nivel të lartë nga sipërmarrësit serial & ekspertë të industrisë.
5. Merrni një trajnim profesional për pitch dhe përgatitni prezantimin tuaj.
6. Pitch para investitorëve, jurisë dhe entuziastëve të startupeve dhe fitoni çmime fantastike.
7. Bëhuni pjesë e rrjetit tonë global “Alumni” dhe merrni të gjitha përfitimet tona.

  • A është Startup Live i duhuri për ju?

PO, në qoftë se ju jeni:

◊ një SIPËRMARRËS me një ide të parë të punës, duke kërkuar për bashkë-themelues apo reagime të ekspertëve,
◊ një TALENT, i aftë në një fushë të caktuar (Biznes, Marketing, Dizajn, IT etj) i interesuar për t’u bashkuar dhe mbështetur një ide (të paktën për fundjavë)
◊ një STARTUP, duke kërkuar për feedback të ekspertëve ose duke synuar për publicitet dhe kontakte të investitorëve
◊ një ENTUZIAST, i interesuar në skenën e startupeve, i fokusuar në kontaktin me njerëz të të njëjtit mendim, me mentorë dhe ekspertë
◊ një STUDENT, i interesuar në sipërmarrje dhe me qëllim për të fituar përvojë
◊ një PUNONJËS KORPORATE, i gatshëm për të eksploruar botën e startupeve
◊ pa IDE, por Startup Live tingëllon shumë joshës dhe ju duhet të merrni pjesë!

FAKTE KRYESORE

KUR: 19-21 Maj 2017
KU: TBD
Gjuha: Anglisht (brenda ekipeve zgjedhja e gjuhës është në dorën e tyre)

Për më shumë informacion vizitoni: http://www.startuplive.org/events/tirana-6/ ose kontaktoni përmes Facebook ose postë në tirana@startuplive.org

RRETH STARTUP LIVE

Njerëzit e duhur në momentin e duhur mund të krijojnë një startup!

Vizioni i Startup Live është të krijojë një komunitet global të mendjeve sipërmarrëse dhe influencuesve të startupeve për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për t’u rritur së bashku. Nuk ka rëndësi nëse jeni anëtarë ekipi të profilit të lartë, investitorë potencial, mentor me përvojë apo media përfaqësuese: Startup Live do të sigurohet gjithmonë që ju do të takoni njerëzit e duhur.

Prenotoni biletën tuaj KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0