Startup Grind Tirana organizon eventin e radhës me të ftuar Erion Isufin

Startup Grind Tirana organizon eventin e radhës me të ftuar Erion Isufin

event
28-05-2020 18:30:00 Join

Startup Grind Tirana organizon eventin e radhës me të ftuar Erion Isufi, Ceo i Landmark Communications, në datën 28 Maj, ora 18:30 – 20:00. Mikpritëse është Aneida Bajraktari, bashkëthemeluese dhe partnere drejtuese e “Ballkan Capital Capital”.

Erion Isufi është themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Landmark Communications, një agjensi reklamimi. Pas përfundimit me sukses të studimeve në Hollandë, ai erdhi në Shqipëri me një vizion të qartë të një sipërmarrësi të ri, duke zhvilluar një nga projektet më domethënëse në fushën e komunikimit dhe marketingut.

Landmark është një nga agjencitë më të mëdha në treg, duke u zgjeruar edhe në nivele ndërkombëtare, dhe sot po ecën drejt shtigjeve të reja në një fushë tjetër të rëndësishme, siç është teknologjia dhe zhvillimi, duke u bërë qendra më e madhe dixhitale dhe e marketingut.

Aneida Bajraktari është bashkëthemeluese dhe partnere drejtuese e “Ballkan Capital Capital” një kompani e këshillimit financiar me qendër në Tiranë duke ndihmuar kompanitë në fuqizimin e financave të tyre dhe drejtuese e Startup Grind Tirana.

Aneida është një lojtar kryesor në ekosistemin e startup-eve në Shqipëri. Ajo ka qenë e ftuar si drejtuese kryesore, mentore, anëtare e jurisë në ngjarje të ndryshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0