Startup Grind Tirana mirëpret Valbona Begollin

Startup Grind Tirana mirëpret Valbona Begollin

Valbona Begolli
09-07-2020 18:30:00 Join

Një start-up është një shtëpi për “të çmendurit”, ata që mendojnë jashtë kufijve – thotë Valbona. Ajo është një nga themeluesit dhe CEO e Albgroup, që janë katër kompanive të përqendruara në teknologji, shpërndarje, trajnime dhe shërbime pastrimi.

E gjitha filloi 10 vjet më parë me kompaninë e parë Alb Pastrim, duke ardhur si një startup në Shqipëri dhe tani është kthyer në një nga kompanitë lider në shtetin tonë.

“Tani po shkojmë drejt një epoke të re me Albacademy për të gjithë kërkuesit e njohurive dhe përsosmërisë, Direct Booker një platformë teknologjike për udhëtime dhe akomodime të njohura për Evropën, por për herë të parë në Shqipëri”.

Ajo ka përfunduar me sukses studimet e larta duke u diplomuar në master në degën IT. Gjithashtu ka diplomë master në Administrim të Biznesit, ka punuar në pozicione të ndryshme deri sa të kthehet në Shqipëri me të vetmin objektiv, hapjen dhe zgjerimin e biznesit të saj. Si ditën e parë në biznes, ajo po synon për përsosmëri çdo ditë…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0