Startup Grind Tirana mirëpret sipërmarrësin Gerti Boshnjaku

Startup Grind Tirana mirëpret sipërmarrësin Gerti Boshnjaku

Gerti Boshnjaku
21-10-2020 18:00:00 The Ivanaj Foundations of New York and Tirana, Rruga Perlat Rexhepi, Tirana, Albania Join

Gerti është CEO dhe bashkëthemelues i grupit New Media; Një grup teknologjik dhe konsultimi për marketing me fokus në inovacion, marketing dhe startup-e, që ofrojnë shërbime të integruara të projektimit dhe zhvillimit të zgjidhjeve online, uebsajtet, aplikacionet dhe mediat digjitale.

Karriera e tij përfshin përvojë +18 vjet në industrinë e marketingut dhe reklamimit, duke punuar në kompani të njohura në Shqipëri dhe duke menaxhuar operacionet e biznesit të kompanisë së tij, të cilën ai themeloi në 2009.

Puna e Gertit me klientë vendas dhe të huaj e ka angazhuar atë në shumë projekte ku ka qenë e nevojshme ekspertizë në Planifikimin Strategjik dhe Konsulencat e marketingut, Menaxhimin e Projekteve Online, Zhvillimin e Biznesit, Strategjinë e Komunikimit, Planifikimin e Medias, Identitetin e Markës, Aktivitetet e PR dhe Promovimet.

Gjatë viteve të punës në New Media, Gerti ka qenë në krye të të gjitha projekteve të zhvilluara të cilat ofruan zgjidhje të marketingut dhe PR për klientët në fushat e automobilave, mallrave të konsumit, financave, arsimit të lartë, prodhimit, mjekësisë, pasurive të patundshme dhe menaxhimit të pronës, shitjeve me pakicë, rekreacionit, turizmit & udhëtimeve.

Për ta ndjekur eventin e Startup Grind Tirana me Gerti Boshnjaku blini biletën tuaj KËTU

Në vitin 2015 ai lançoi një startup në fushën e Medias Dixhitale e quajtur Business Magazine Albania- www.BusinessMag.al – e cila tani është platforma e parë e mediave online e përqendruar në startup-et dhe sipërmarrjen në gjuhën shqipe.

I angazhuar në një seri aktivitetesh në Inovacion dhe në skenën e startup-eve shqiptare  si mentor, trajner dhe ndërtues i komunitetit, në 2016 së bashku me Aneida Bajraktarin ai ishte drejtuesi i Tirana Chapter of Startup Grind. Startup Grind është një komunitet global për Sipërmarrësit,  themeluar për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit.

Që nga Tetori 2016, Gerti organizon AllWeb – Konferencën e Marketingut Digjital- një ngjarje vjetore që mbledh së bashku për 1 ditë, profesionistë të industrisë, menaxherë të marketingut, agjenci reklamash, ekspertë të PR dhe komunikimit, sipërmarrës etj

Për ta ndjekur eventin e Startup Grind Tirana me Gerti Boshnjaku blini biletën tuaj KËTU.

Gerti fitoi çmimin “Mentori i Vitit 2018” nga SIA Awards – një projekt i organizuar nga HapIdeCombinator për përkushtimin e tij në Programin e Biznesit Social Yunus në mbështetjen e ekipeve të reja të startup-eve.

Nga viti 2019 ai është producent i ‘ThinkBig’, një show, që përfshin seri videosh online nga Business Magazine Albania. Think Big synon të informojë të rinjtë mbi mundësitë e reja të karrierës, vlerat e profesioneve të reja dhe promovimin e shpirtit sipërmarrës në shoqërinë shqiptare.

Si person që jeton me marketingun, Gerti është një person që dashuron komunikimin me njerëzit dhe është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja.

Për ta ndjekur eventin e Startup Grind Tirana me Gerti Boshnjaku blini biletën tuaj KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0