Startup Grind Tirana mirëpret në takimin e radhës sipërmarrësen e suksesshme Donika Mici - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret në takimin e radhës sipërmarrësen e suksesshme Donika Mici


Muaji Maj, në mbarë takimet botërore të Startup Grind, vjen me të ftuara speciale, sipërmarrëse dhe udhëheqëse të suksesshme femra.

Edhe në takimin e radhës të Startup Grind Tirana që organizohet në ambientet e ICTSLab në datën 29 Maj 2019, e ftuar do të jetë një femër. Një femër e suskesshme që ka arritur t’ja dalë mbanë pavarësisht sfidave dhe vështirësive që ka hasur në rrugëtimin e saj. Ajo është themeluese e Donianna Shoes, Donika Mici.

Donika është një nga sipërmarrëset femra më të suksesshme në Shqipëri. Ajo është themeluese e Donianna Shoes, prodhuesi më i madh dhe më i suksesshëm i këpucëve të lëkurës në Shqipëri që prodhon për tregjet e brendshme dhe ato globale.

Donianna prodhon dhe tregton markat e saj Donianna, Mici’s, Donianna Green dhe PIN Shoes në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Donianna është gjithashtu e pranishme në tregun ndërkombëtar duke prodhuar këpucë për disa marka të njohura gjerësisht. Donianna dizenjon dhe prodhon koleksionet më të fundit të modës me rreth 800 stile të reja çdo sezon duke futur ato në panairet më të njohura ndërkombëtare të shitjes me shumicë dhe pakicë.

Lexoni: Sfidat e Donika Micit në prodhimin e këpucëve

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe bërë bashkë sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 500 qytete dhe mbi 125 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Për të marrë biletën tuaj klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0