Startup Grind Tirana mirëpret në 15 Dhjetor Ermal Mamaqin - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret në 15 Dhjetor Ermal Mamaqin

Ermal Mamaqin
15-12-2021 18:30:00 The Plaza, Rruga Abdi Toptani, Tirana, Albania Join

Me përfundimin e vitit 2021, në datën 15 dhjetor komuniteti i Startup Grind Tirana do të mirëpresë Ermal Mamaqin.

Ermali është një sipërmarrës serial, producent, showmen, këngëtar, aktor, humorist dhe trajner i jetës dhe një nga shqiptarët më të ndjekur në rrjetet sociale. Ermali ka prodhuar dy spektakle në orët e vona, duke qenë ndër emisionet më të suksesshme në Shqipëri, “6 Ditë pa Ermalin” dhe “Xing”. Si aktor dhe producent, ai ka prodhuar 3 nga filmat më të suksesshëm në kinematografinë shqiptare, “Femrat”, “2 Gisht Mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Ermali është një nga shqiptarët më të ndjekur në botë, në rrjetet sociale dhe është trajnuar nga trajnerët më me ndikim në planet.

Ermali është gjithashtu pronar i një prej portaleve online më të ndjekur në Shqipëri, Xing.al. Ai është pronar i disa prej bizneseve më të suksesshme në Shqipëri si Ami Event, Mamaqi Production, BodyCode, Emarketing, Tidi.al etj. Ermali u bë i suksesshëm falë punës së palodhur, këmbënguljes dhe vizionit të tij. Ai e di se sa e rëndësishme është të jesh i frymëzuar dhe i motivuar dhe tani është në një mision për të frymëzuar të tjerët. Ermali mban evente të zhvillimit personal për audiencë të madhe në shumë vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Zvicra, Maqedonia e Veriut etj.

Ai është trajnuar nga trajnerë të suksesshëm ndërkombëtarë si Tony Robbins.

Ermali do të bashkohet në një bisedë dhe do të ndajë rrugëtimin e tij të arritjeve, suksesit dhe ndikimit të vazhdueshëm. Ai do të na përcjellë edhe përvojën e tij si folës motivues, pasi ka trajnuar dhe ka ndikuar audienca të shumta nga vende të ndryshme, me përvojën e tij të gjatë në karrierë, vizionin, pasionin dhe motivimin.

Rezervoni menjëherë biletën tuaj Këtu për datën 15 dhjetor në Plaza Hotel, për një mbrëmje të këndshme mes miqsh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0