Startup Grind Tirana mirëpret Kadri Morinaj - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret Kadri Morinaj


Kadri Morinaj e nisi rrugën e tij të sipërmarrjes në vitin 1990, kur ai filloi kompaninë e tij të parë “Euro-Alba”. Pas njëfarë kohe, ai kishte në pronësi një nga objektet më të famshme në Tiranë, Bar Restorant Piazza.

Gjatë periudhës kohore 2000 – 2004 fusha e tij e interesit ka qenë në sektorin bankar, ku ai ka investuar në disa banka private në Shqipëri.

Investimet e tij janë përhapur edhe në fushën e telekomunikacionit në T-Mobile, pjesë e Deutsche Telekom.

Në vitin 2004, z Morinaj hyri në industrinë e sigurimeve, duke blerë “Dukagjini – Kompania e Sigurimeve” dhe në vitin 2006, ndryshoi emrin e saj duke e kthyer atë në “EUROSIG”, marka aktuale, e cila është një emër kryesor në industrinë e tanishme.

Eurosig, pati një rritje të shpejtë dhe e zgjeroi aktivitetin e saj në 22 degë dhe në mbi 230 agjenci përfaqësuese në territorin e Shqipërisë.

Që nga viti 2015, operacionet e saj janë shtrirë edhe në Kosovë dhe me shumëllojshmëri të paketave të shërbimit, kompania është duke konkurruar për të kryesuar në këtë treg gjithashtu. Zgjerimi i rrjetit të shitjes, pozicionimi në tregun e sigurimeve me rritje të konsiderueshme dhe relativisht të shpejtë, janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe të punonjësve të kualifikuar të kompanisë.

Në vitin 2016, Eurosig pati një sukses të madh, duke blerë 100% të aksioneve të kompanisë së parë të sigurimeve në Shqipëri, INSIG. Ajo ofron vlerën më të lartë në këtë fushë me një shumë prej 16 milionë Euro.

Sfida tjetër e z. Morinaj është që të shohë Eurosig duke konkuruar në tregjet europiane. Eurosig ka marrë çmimin si “Kompania me rritjen më të lartë në tregun e sigurimeve” për 4 vite me radhë dhe kjo është kompania me normat më të larta të dëmshpërblimeve.

Kadri Morinës i janë dhënë shumë çmime gjatë jetës së tij si një sipërmarrës dhe ka qenë i angazhuar në shumë bamirësi dhe aktivitete filantropike.

Çmimet:

“Excelence and Business Prestige” nga Samiti Botëror “International Award New York 2003”

“Sipërmarrës i suksesshëm” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCIT)

“Golden Eagle” nga Klik Ekspo Group për kontributin në sektorin e biznesit.

Si një filantrop, Z. Kadri Morinaj iu dha nga Papa Françeskut medalja e 319 për kontribute të veçanta në Shtator të 2014.

Në vazhdën e kontributeve të tij të veçanta ai u dekorua me urdhrin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Ne jemi të lumtur që do ta mirëpresim Z.Kadri Morinaj në Startup Grind Tirana, në 27 Prill 2017.

Për të prentotuar biletën tuaj, klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0