Startup Grind mirëpret Sheki Useini me 6 Qershor - Business Magazine Albania

Startup Grind mirëpret Sheki Useini me 6 Qershor

06-06-2023 18:00:00

Jeni gati për një event transformues? Jeni gati për të zbuluar se si pasuria e brendshme është një aftësi që ju çon më afër suksesit tuaj në sipërmarrje?

Në 6 Qershor, Hotel Plaza, Ora 18:00, Startup Grind mirëpret Mjeshtrin Sheki Useini! Sheki Useini që herët i pasionuar pas leximit, shkrimit, vetënjohjes, hulumtimit të vetëdijes dhe nëndijes si dhe meditimit. Ai është trajnuar për mësues meditimi 3 vite rradhazi nga 45 ditë në OSHO qendrën më të madhe ndërkombëtare të meditimit dhe transformimit në Indi dhe ka një përvojë 30 vjeçare në lëminë e spiritualietit dhe meditimit.

Sheki Useini është shqiptari i parë i çertifikuar si mësues i meditimit dhe hipnoterapisë nga kjo qendër me renome botërore dhe ka trajnuar deri më tani mijëra nxënës dhe njëkohësht është autorë i disa librave për transformimin e njeriut!

Biletat mund t’i gjeni këtu!

Startup Grind ju mirëpret!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0