START IT UP - Demo Day - Business Magazine Albania

START IT UP – Demo Day

Start it up Demo day
25-11-2022 15:30:00 Join

Kompeticioni “Start it UP – Demo Day” do të mbledhë të rinj të cilët duan të konkurrojnë me idenë e tyre të biznesit duke marrë mentorim dhe feedback nga ekspertë të fushave të ndryshme. Të rinjtë të ndarë në grupe do të konkurrojnë mes tyre dhe prezantojnë idetë përpara jurisë.

Eventi do të zhvillohet në Tiranë dhe do të synojë të mbledhë 50+ të rinj me ide inovatore biznesi sipas formatit të mëposhtëm:

1: Prezantimi paraprak i ideve dhe krijimi i grupeve

2: Mentorim dhe zhvillim i planeve të biznesit

3: Prezantimi final përpara jurisë

Nëpërmjet partneritetit me Startup Live Global, pjesëmarrësit do të njihen me mundësinë e alokimit të startup-eve të tyre në Vienë, Austri për të përfituar nga programi i inkubimit i akseleratorit zero21. Përfaqësues të Startup Live Global do të jenë në Tiranë për të prezantuar këtë mundësi si edhe do të mentorojnë grupet pjesëmarrëse së bashku me të tjerë ekspertë në fushën e konsulencës së biznesit, teknologjisë së informacionit, marketingut etj.

Grupi fitues i “Start it Up – Demo Day” do të ketë mundësinë të përfitojnë një biletë për në Startup Live Vienna, si një nga evenimentet më të njohura në Evropë përsa i përket prezantimit të ideve inovatore e startupeve të fushës së teknologjisë.

Bëhuni pjesë e Start it UP – Demo Day duke aplikuar KËTU!

Nëse nuk keni ende një ide të qartë për të prezantuar, ju mund të merrni pjesë në event duke u përfshirë në një grup apo ide biznesi që ju mund të kontribuoni me aftësitë tuaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0