Sipërmarrja: Mundësi dhe sfidë për Vajzat dhe Gratë! - Business Magazine Albania

Sipërmarrja: Mundësi dhe sfidë për Vajzat dhe Gratë!

Sipermarrja
27-03-2021 17:00:00 Join
Gratë dhe vajzat po bëjnë hapa të jashtëzakonshëm në fushën e sipërmarrjes. Po shohim më shumë biznese në pronësi të grave, më shumë investitore femra dhe më shumë marka të nisura nga femrat.
Pavarësisht këtyre ndryshimeve, akoma ka punë për të bërë.
Këtë të shtunë mblidhemi virtualisht në një bisedë mes miqsh e mikeshash ku do të diskutojmë së bashku rreth sipërmarrjes, mundësitë dhe sfidat që vijnë më të në vecanti për gratë dhe vajzat sipërmarrëse.
Do të flitet se cilat janë mundësitë që ofron tregu për shumë vajza dhe gra që synojnë të jenë sipërmarrëse të suksesshme dhe sfidat që ato ndeshin në përditshmëri në këtë rrugëtim.
Me një panel miks me gra dhe vajza të suksesshme në sipërmarrje, të cilat do t’i prezantojmë në vazhdim, diskutojmë se si mund t’i kthejmë sfidat në mundesi për të ndërtuar sipërmarrje në tregun lokal dhe me gjërë.
Gjithashtu do të mësojmë më shumë për rrugëtimin personal të sipërmarrëseve, historitë e të cilave janë shembuj suksesi për ne.
Webinari është i hapur për të gjithë të interesuarit.
Regjistrohu në linkun e mëposhtëm: https://bitly.com/JAA_webinar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0