Startup Grind Tirana mirëpret me 18 Janar sipërmarrësen seriale, Sabi Osmani.
Në eventin e tij të parë për këtë vit, Startup Grind do të flasë për një rrugëtim të suksesshëm, inovacion dhe fuqizim.
Sabi është CEO & Themeluese e Easy Albania, një biznes revolucionar, që ndryshoi mendësinë e njerëzve rreth tregtisë online dhe krijoji lehtësi në jeten e të gjithëve përmes risive në e-commerce. Easy Albania, është qendra tregtare online që zgjidh nevojat e çdo personi me një klik.
Sabi nuk është e re në fushën e sipërmarrjes. Ajo ka ndërmarrë nisma që në moshë të re, kur vendosi të krijojë një kompani marketingu dhe telemarketingu, e suksesshme për shumë vite.
Sabi ka studiuar Shkenca Sociale në Universitetin e Tiranës dhe studimet Ekonomiks, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Profili social i ka dhënë asaj empati dhe ndjeshmëri për çështjet gjinore, duke lobuar për fuqizimin e grave.
Ajo ka luajtur një rol aktiv në promovimin dhe nxitjen e grave në biznes, duke marrë rolin e drejtores në Global Women Club Shqipëri dhe Kosovë.
Sabi është gjithashtu drejtuese e një biznesi që ofron shërbime BPO dhe kujdes ndaj klientit për kompani të fuqishme në tregun lokal.
Jeni të mirëpritur të regjistroheni në eventin që do të mbahet në Qendrën e Inovacionit Protik me 18 Janar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.