Si të fitoni para nga shtëpia? LiveME Laidi Ferruni

Si të fitoni para nga shtëpia? LiveME Laidi Ferruni

Laidi Ferruni
06-06-2020 19:30:00 Join

E shtunë, më datë 6 Qershor, ora 19:30 do të jemi LiveME Laidi Ferruni në platformat Facebook dhe Youtube të Business Magazine Albania.

A doni të mësoni se si të bëni para duke qëndruar në shtëpi?

Shumica prej jush kanë shkuar në Youtube dhe kanë kërkuar për: “How to make money online?”. Për fat të keq pothuajse të gjitha videot janë në anglisht dhe pak të ngatërruara.

Por, mos u shqetësoni. Me Laidin do të flasim pikërisht për këtë temë dhe në një mënyrë sa më të thjeshtë do t’ ju tregojmë disa mënyra të mira, se si mund të fitojmë para nga interneti.

Përveç kësaj, do flasim për sfidat e Laidit në hapat e parë të sipërmarrjes dhe cilat janë sukseset, që ai ka arritur sot apo qëllimet që i ka vënë vetes për vitet e ardhshme.

Këto dhe shumë të tjera, vetëm në LiveME. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij episodi.

Ne ju presim me mirësi dhe dashuri, si gjithmonë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0