Expocity Albania zhvillon webinarin e rradhës me fokus në sektorin e sigurisë në të gjitha dimensionet e tij, si edhe ndryshimet që pritet të ndodhin në këtë sektor pas pandemisë botërore.
Në këtë webinar do të ketë një diskutim konstruktiv rreth ekonomive vertikale, që kanë ndikuar në zvogëlimin e operacioneve të kompanive të sigurimit gjatë pandemisë. Pyetje relevante për sektorin do të ngrihen, për të trajtuar ndryshimet e paevitueshme të fokusit të kompanive të sigurimit, gjatë periudhës së pandemisë. Cili është orientimi i këtyre kompanive drejt shërbimeve të reja, trajnimeve online, ri-organizimit të brendshëm, etj?
Në këtë kohë ndryshimesh globale, shumë biznese kanë rritur ndjeshëm përdorimin e internetit, ndaj nëpërmjet këtij webinari, Expocity synon të sjellë teknikat bazë të krimit kibernetik. Cilat janë fazat e krimit kibernetik? Si mund të reagojmë përpara, gjatë dhe pas një sulmi të mundshëm kibernetik?
Këto dhe pyetje të tjera, do të marrin përgjigje nga ekspertët e sektorit, të renditur si më poshtë:
Z. Granit Hasani, Drejtor i Përgjithshëm, Besa Security
Znj. Glardina Lore, Specialiste Marketingu, Lhyra Balkan
Z.Ilir Tafaj, Pedagog, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.