Shpallet "Përzgjedhja Zyrtare" për edicionin e 22-të të TIFF 2024 - Business Magazine Albania

Shpallet “Përzgjedhja Zyrtare” për edicionin e 22-të të TIFF 2024

22-09-2024 Join

Tirana International Film Festival ka kënaqësinë të shpallë Përzgjedhjen Zyrtare për edicionin e 22-të të TIFF 2024, që do të mbahet nga 22-28 shtator.

Pas një pune të gjatë që prej tetorit 2023, duke përzgjedhur mes 3700 aplikimeve nga 110 vende të botës, më në fund kemi listën zyrtare me 211 filma, nga të cilët 25 të metrazhit të gjatë dhe 186 filma të shkurtër.

Të gjithë filmat e përzgjedhur janë prodhuar në vitin 2023-24 dhe do të jenë Premiera Kombëtare, duke përfshirë shumë Premiera Botërore, Ndërkombëtare, Europiane dhe Rajonale.

Filmat do të shfaqen në Kinema Millennium, Qendra e Artit AGIMI dhe Liceu Artistik.

Për detaje të plota ju lutemi të vizitoni https://tiranafilmfest.org/official-selection-2024/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0