Qendra Protik do të organizojë webinarin e rradhës, ku do trajtohen sfidat me të cilat hasen menaxherët e projekteve.
Webinari do të zhvillohet të enjten, më 1 tetor, ora 16:00-18:00. Ky webinar mbështetet nga AADF dhe TechSpace.al
Folëse në webinar do të jenë Olta Prifti, profesioniste në menaxhimin e projekteve, Alba Halilaj, menaxhere projektesh në fushën e IT dhe Adriola Faqolli, menaxhere Njësie pranë IPKO.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.