SC Ventures organizon një seminar për startup-et në Shqipëri - Business Magazine Albania

SC Ventures organizon një seminar për startup-et në Shqipëri


sc-ventures-organizon-nje-seminar-per-startup-et-ne-kosove-dhe-shqiperi-businessmagSouth Central Ventures është një fond 40 millionë € dedikuar kryesisht fazës së rritjes së investimeve, ka qenë aktiv në rajon për një vit tashmë. Portofoli aktual përbëhet nga 5 kompani të reja teknologjike, të gjitha aplikojnë IT në sektorë të ndryshëm, nga agrikultura te menaxhimi i produktivitetit.

Buxheti i fondacionit 1,5 milionë € shkon për investime deri në 100 000 € për kompani. Pjesa më e madhe e fondit është ndarë për investime të destinuara për të nxitur zgjerimin ndërkombëtar të biznesit dhe rritjen e kompanive startup në një limit deri në 3 milionë € për kompani.

Çfarë po Kërkojmë ne:

Ne po kërkojmë të zbulojmë dhe të lidhemi me startup-e dhe ekipe nga Shqipëria që po punojnë në zgjidhjen e teknologjisë inovative, të cilat janë testuar dhe zhvilluar, kanë arritur vlerësimin nga tregu përmes pëlqimit të konsumatorit dhe kanë nevojë për një buxhet të jashtëm për të furnizuar rritjen e tyre.

Në qoftë se e gjen veten në këtë fazë të një takimi të veçantë me skuadrën tonë për të prezantuar planin tënd apo thjesht t’i bashkohesh seminarit tonë “Kur një kompani duhet t’i drejtohet investitorit institucional?” në datën 17 Nëntor në orën 17:00 te Oficina Entrepreneurship & Innovation Lab në Tiranë.

Tatjana Zabasu, partnerja drejtuese në SC Ventures do të flasi më hollësisht në lidhje me kërkesat dhe pritjet e një investitori, çfarë do të thotë për një kompani të jetë investitori i gatshëm dhe përgjigje e pyetje të shpeshta, si dhe do tregojë disa nga “sekretet” e botës VC.

Do të keni mundësi për të dëgjuar në lidhje me:

  • Kur të filloni të shikoni për një investim për kompaninë tuaj.
  • Cilat pyetje investitorët zakonisht bëjnë dhe çfarë përgjigjesh kanë nevojë nga ju.
  • Çfarë ndodh kur merrni një investim.
  • Dhe më shumë…

Axhenda e eventit: 

17:00 – 18:00 “Kur një kompani duhet t’i drejtohet investitorit institucional?

18:00 – 18:30 Sesioni Pyetje & Përgjigje

18:30 – 19:00 Mbyllja dhe takimet ( Për ata që janë të interesuar)

Workshop-i është pa pagesë për të marrë pjesë. Të gjithë ju duhet të regjistroheni për eventin Eventbrite.

A jeni gati për të investuar? 

Rezervoni një takim privat për të diskutuar mundësitë e investimit duke dërguar informacionin paraprak të kompanisë suaj ose një raport në adresën igor@sc-ventures.com deri të mërkurën 16.11.2016. Takimet do t zhvillohen në datat 17 dhe 18 në Oficina Entrepreneurship and Innovation Lab, Tiranë. Nëse jeni të interesuar do iu kontaktojmë dhe do vendosim për një takim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)