Samiti i Grave të Biznesit


Për herë të parë, organizohet në Shqipëri “Samiti i Grave të Biznesit”, nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën me mbështetjen e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë në datat 16-17-18 Janar 2020 në Hotel Rogner, Tiranë, Shqipëri.

Gjatë ditës së parë të Samitit, më 16 Janar 2020, parashikohet zhvillimi i disa paneleve tematike sipas fushave.
Ndërsa, në datat 17 dhe18 Janar 2020, është parashikuar zhvillimi i një rrjetëzimi mes pjesëmarrësve dhe kryerja e vizitave në biznese dhe sipërmarrje të suksesshme të drejtuara nga gra sipërmarrëse në vendin tonë.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale