Rruga drejt edicionit të parë të Automotive Fair Albania është hapur zyrtarisht! - Business Magazine Albania

Rruga drejt edicionit të parë të Automotive Fair Albania është hapur zyrtarisht!

Automotive Fair Albania
17-06-2022 Join

Takimi i shumëpritur për industrinë e dy dhe katër rrotave, një vitrinë rajonale për sipërmarrjet më novatore në trojet shqipfolëse, po vjen në Automotive Fair Albania, në datat 17-19 Qershor 2022 në Expocity, Tiranë.

Një seri takimesh që do të shërbejnë si urë ndërlidhëse për mundësi të reja investimi në industrinë e automobilizmit, ndërkohë që eventet e ndryshme do të na afrojnë me pasionin për motorizimin, teknologjinë dhe modernitetin, pa harruar nostalgjinë e mjeteve historike. Rrjeti i operatorëve vendas e ndërkombëtarë, prezantimi i shumë produkteve dhe shërbimeve të ofruara, shikueshmëria në media rajonale e më gjerë dhe pasioni i ngrohtë i publikut, janë vetëm disa nga përbërësit e suksesit të këtij panairi, të cilët i garantojnë një avantazh unik atyre që ekspozojnë në Automotive Fair Albania.

Mundësi unike për shkëmbim eksperiencash, shikueshmëri, networking dhe bashkëpunime të reja, si dhe një eksperiencë ndërkombëtarizimi që vjen në momentin e duhur!

Organizatorët

Automotive Fair Albania, edicioni i parë i panairit automotiv në Shqipëri, organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Misioni i Automotive Fair Albania

Automotive Fair Albania ka si qëllim kryesor promovimin dhe zhvillimin e sektorit automotiv në rajon, drejt orientimit të fjalës së fundit të teknologjisë inovative dhe miqësore ndaj mjedisit, si dhe promovimin dhe kultivimin e pasionit mbi kulturën automotive. Ky panair do të zhvillohet në kuadër të rritjes së investimeve të huaja në industrinë e automobilizmit, krahas identifikimit të fushave të novacionit, zbatimit të shërbimeve të reja dhe zgjidhjeve digjitale.

Evente të tjera: Geek Room dhe Vodafone po shkojnë në VivaTech 2022

Kush mund të bëhet pjesë e Automotive Fair Albania

Automotive Fair Albania ofron hapësira të shumta dedikuar promovimit të tregut automotiv në rajon për gjatë gjithë fundjavës së panairit. Hapësira e brendshme dhe e jashtme në Expocity do të ndahet sipas kategorive të pjesëmarrësve:

  • Ekspozim mjetesh nga kompani dhe koncesionarë automjetesh
  • Mjete green, mjete të teknologjive avantguard, mjete rrugore të kontrollit inteligjent
  • Prodhues aksesorësh & pjesë automotive nga rajoni
  • Kompani për mirëmbajtjen e mjetit me pajisje inovatore dhe sipas teknikave të fundit miqësore ndaj mjedisit
  • Mobile Technology: aplikacione mobile për makinë, aksesorë audio, video, remote start, pajisje connectivity
  • Motorsport & performance: seksion i dedikuar garave dhe performancës, klubeve të motorsportit dhe produkteve për rritjen e performancës së automjetit, aksesorëve dhe pajisjeve për modifikimet motorike, e shumë më tepër.
  • RETRO – koleksioni i mjeteve historike, muzeu i pasionit automotiv
  • Artizanat automotiv
  • Promovimi i Sigurisë Rrugore:
    • Kënde edukative për fëmijët dhe të rinjtë
    • Simulatorë për Sigurinë Rrugore
  • Infopoint për shërbimet e transportit rrugor, shërbime online
  • Shkolla profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun automotiv
  • Start-Up: Hi-Tech, Innovation & Automotive Design
  • Infrastruktura rrugore dhe institucione shtetërore
  • Punishtja e Targave Suvenir
  • Meeting/Conference Area
  • Infopoint/Recepsion
  • Muzikë, argëtim dhe aktivitete motorsport
  • Ushqim, pije dhe kafeteri

Mundësi ekskluzive që nuk mbarojnë brenda hapësirave të brendshme e të jashtme të ekspozimit, por shtrihen edhe në hapësira të veçanta, në trajtën e workshop-eve, dëgjesave dhe organizimeve të pandërprera.

Automotive Fair Albania do t’i kushtojë vëmendje të veçantë mjeteve elektrike, si protagonistë kryesorë të një zhvillimi ekologjik të qëndrueshëm. Sipërmarrësve të rinj do t’u jepet shikueshmëri brenda zonës së Hi-Tech, Start-Up & Innovation, hapësirë ​​e dedikuar për evolucionin teknologjik dhe të rejat e industrisë, por gjithashtu edhe për digjitalizimin e bizneseve. Workshop-et dhe dëgjesat do të përqendrohen në orientime dhe lehtësira, takime me ekspertë të fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, si dhe prezantime biznesesh dhe projektesh. Mjetet shqiptare të koleksionit Retro do të ofrojnë shfaqjen e pazëvendësueshme kulturore dhe historike, ndërsa punishtja e targave do të përgatisë Targa Suvenir, si një kujtim nga një ditë e këndshme e kaluar në Automotive Fair Albania. Aktivitete të ndryshme të sigurisë rrugore, për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, simulime situatash në trafik, car meeting, evente të ndryshme motorsporti e shumë më tepër.

Automotive Fair Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse ti nuk ndërton ëndrrën tënde, dikush tjetër do të të punësojë për të ndërtuar të tijën.”
— Tony Gaskins
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0